Please enter at least 3 characters.

Mancini ia hap derën Balotellit te Përfaqësuesja e Italisë

2018/05/Mario-Balotelli-Mancini.jpg
238:"MANCHESTER, ENGLAND - AUGUST 17: Roberto Mancini the manager of Manchester City unveils his new signing, Mario Balotelli, at the Carrington Training Complex on August 17, 2010 in Manchester, England. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

Roberto Mancini e konfirmon se me shumë  mundësi  do ta ftojë Mario Balotellin për miqësoret e Përfaqësueses së Italisë.

Tekniku italian folur edhe për mundësitë që Andrea Pirlo t'i bashkohet stafit të tij.

Mancini ka punuar me Balotellin te Interi dhe Manchester City, dyshja vazhdojnë të kenë raporte të mira që nga atëherë.

(Foto: Getty Images)

"Gjëja më e mirë se nuk do të kemi më probleme të tilla. Ka shumë lojtarë në Itali, edhe në kohë të vështira mund të gjejmë lojtarë kualitativ. Natyrisht që do të flasim me Marion dhe me shumë mundësi do ta ftojmë".

"Ai është një nga ata lojtarët të cilët ne duam ta rikthejmë dhe të shikojmë duke bërë ashtu si me Prandellin në Kampionatin Evropian".

“Pirlo? Ne duhet të flasim me atë dhe të shikojmë se çfarë dëshiron ai të bëjë", ka thënë Mancini.

Vlen të theksohet se Italia do të përballet me Holandën në Juventus Stadium në muajin e ardhshëm. /Telegrafi/