Please enter at least 3 characters.

Manchester City fillon bisedimet me Dinamo Zagrebin për Dani Olmon

2019/11/GettyImages-1187890545.jpg
230:"CADIZ, SPAIN - NOVEMBER 15: Dani Olmo of Spain celebrates after scoring his team's fifth goal during the UEFA Euro 2020 Qualifier between Spain and Malta on November 15, 2019 in Cadiz, Spain. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori spanjoll,Dani Olmo është bërë njëri nga më të kërkuarit nga skuadrat e mëdha evropiane.

Anëtari i gjigantit kroat Dinamo Zagreb shkëlqeu në kampionatin evropian të 21 vjeçarëve, por edhe në elitën e futbollit të Kroacisë.

Kjo ka bërë që ai të grumbullohet edhe nga Kombëtarja e Spanjës, ku debutoi me gol.

21-vjeçari po kërkohet nga skuadrat më të mëdha evropiane, si Barcelona, PSG, Juventus, Bayern Munich, Ajax, Arsenal, Roma, Borussia Dortmund, Manchester United e Manchester City.

Dani Olmo gjatë përballjes me Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Kampionët e Anglisë tanimë kanë filluar bisedimet e para me gjigantin kroat për ta transferuar Olmon.

Dinamo kërkon që të fitojë së paku 40 milionë euro nga shitja e tij, shumë që për Cityn nuk është problem.

Por këtë shumë janë të gatshme ta paguajnë edhe skuadrat tjera dhe tani i mbetet vet lojtarit të vendos se ku do ta vazhdoj karrierën. /Telegrafi/