Please enter at least 3 characters.

Mançevski: Ato që shëtisnin me vetura zyrtare kërkojnë përgjegjësi

2016/03/Damjan-Mançevski.jpg

Drejtori i BSP-së, Laze Velkovski në seancën e djeshme është shkarkuar nga detyra, ndërsa në vend të tij, përkohësisht do të jetë Besir Deari, përderisa nuk gjendet zgjidhje afatgjate.

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski provokoi Dime Spasov, i cili në tetor të viti 2016-të bëri aksident rrugor dhe iku.

"Drejtori i BSP-së është ndërruar. Atyre që shkuan për të fjetur në shpi (dhe bredhin rrugëve) me veturat zyrtare, kërkojnë edhe njëherë përgjegjësi. Jetë të gjatë Dime Spasov", shkruan Mançevski në rrjetin social Twiter. /Telegrafi/