Please enter at least 3 characters.

Man Utd vendos përfundimisht për Garnachon, ia cakton edhe çmimin argjentinasit

301:"SAN SEBASTIAN, SPAIN - MARCH 6: (L-R) Aihen Munoz of Real Sociedad, Alejandro Garnacho of Manchester United during the UEFA Europa League match between Real Sociedad v Manchester United at the Estadio Reale Arena on March 6, 2025 in San Sebastian Spain (Photo by Cesar Ortiz/Soccrates/Getty Images)
12:"Getty Images

Alejandro Garnacho do të largohet nga Manchester United pas pesë viteve qëndrim në Old Traford.

Sulmuesi argjentinas iu bashkua klubit anglez në Akademi në vitin 2020, derisa po kalon sezonin e tretë në ekipin e parë.

Por ardhja e teknikut portugez Ruben Amorim ka bërë që gjasat e Garnachos për qëndrim në Old Traford të zbehen.

Amorim nuk e ka në plane anësorin argjentinas dhe i ka bërë të qartë që të gjej një skuadër të re.

Manchester United janë të vendosur për shitjen e Garnachos, por vetëm nëse vije një ofertë prej 60 milionë eurove.

Atletico Madrid mbetet favoriti kryesor për t'i siguruar shërbimet e tij, pasi mes klubit spanjoll dhe lojtarit ka një marrëveshje.

Gjithsesi Djajtë e Kuq duan ofertën e duhur për ta lënë të lirë yllin e tyre dhe në verë presin që sërish Chelsea dhe Napoli të rikthehen në garë për argjentinasin.

20-vjeçari ka zhvilluar 45 ndeshje zyrtare deri më tani me fanellën e United në të gjitha garat, derisa ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë. /Telegrafi/