Please enter at least 3 characters.

Man Utd mundohet ta 'rrëmbej' Ronaldon para Juventusit

2018/07/Cr7.jpg
151:"during the UEFA Champions League Final match between Real Madrid and Club Atletico de Madrid at Stadio Giuseppe Meazza on May 28, 2016 in Milan, Italy.
18:"Laurence Griffiths

Gjiganti anglez, Manchester United po shikon mundësinë e transferimit të yllit portugez, Cristiano Ronaldo në Old Trafford.

Gjatë ditëve të fundit është përfolur shumë për një transferim prej 100 milionësh të sulmuesit portugez në Serie A, te kampioni, Juventusi.

Megjithatë, ende nuk ka asgjë zyrtare dhe kjo po i bënë klubet tjera të ëndërrojnë transferimin e Ronaldos, i cili sipas gjitha gjasave do largohet nga Madridi.

Një nga klubet që pëlqen më shumë  Ronaldon është padyshim ish-skuadra e tij, Manchester United, që po të tentoj t'ia rrëmbej Juventusit transferimin e portugezit.

Ronaldo ka kaluar kohë të mirë te Unitedi, ku ka fituar edhe shumë trofe (Getty Images)

Djajtë e Kuq kanë kohë që thuhet se duan një ribashkim me yllin e Portugalisë dhe besojnë se lëvizja e tij te Juventusi nuk është një marrëveshje e bërë, pavarësisht se Ronaldo ka rënë dakord për një marrëveshje me kampionët e Serie A.

Portugezi është një makineri golave (Getty Images)

Klubi anglez mbetet i interesuar edhe për Gareth Bale dhe Willian, por ata kanë pranuar privatisht se nuk do të jenë në gjendje të marrin uellsianin dhe se ata nuk janë të përgatitur për të plotësuar kërkesën e Chelseas për 70 milionë funtesh për brazilianin.

Unitedi shpreson të shfrytëzojë marrëdhënien me Jose Mendes, agjentin e Ronaldos dhe Jose Mourinhos, për të lehtësuar një marrëveshje mes dy klubeve.

Sipas mediumit The Sun, zëvendëskryetari i ekzekutivit të Unitedit, Ed Woodward, po shqyrton mundësinë se çfarë do të duhej për të tejkaluar Juventusin në garë për transferimin e Ronaldos. /Telegrafi/