Please enter at least 3 characters.

Man Utd gjen zëvendësuesin e Casemiros

Në kërkim të një mesfushori të ri defensiv për të zëvendësuar largimin e Casemiros, Manchester United po shqyrton disa alternativa në tregun e transferimeve verore.

Sipas raportimeve nga Anglia, klubi i ‘Old Trafford’ ka riaktivizuar interesimin për Carlos Baleba, mesfushorin e talentuar që aktivizohet te Brighton.

United po punon për të përforcuar repartin e mesfushës pas largimit të Casemiros, i cili ka pasur një ndikim të rëndësishëm në këtë zonë të fushës.

Në këtë kuadër, klubi anglez po përqendrohet te profile të reja për të rritur cilësinë dhe stabilitetin në mesfushë.

Baleba, 22 vjeç, shihet si një nga opsionet më premtuese dhe raportohet se e sheh me sy të mirë një transferim të mundshëm te “Djajtë e Kuq”.

Interesi i Manchester United për kamerunasin nuk është i ri, pasi klubi kishte tentuar ta afronte edhe më parë.

Sipas burimeve në Angli, një faktor kyç mund të jetë edhe dëshira e vetë lojtarit për një hap të ri në karrierë, gjë që mund të ndikojë në uljen e kërkesave të larta financiare të Brightonit, të cilat thuhet se arrijnë deri në 100 milionë euro.

Baleba është i lidhur me Brighton deri në qershor të vitit 2028, ndërsa një kalim i mundshëm te Manchester United do të kërkonte një investim të madh financiar nga gjiganti anglez, i cili synon të forcojë ndjeshëm mesfushën për sezonin e ri. /Telegrafi/