Man City – Tottenham, formacionet zyrtare të derbit të javës në Ligën Premier
Manchester City dhe Tottenham Hotspur kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Ligën Premier.
Qytetarët janë nikoqir të Spurs në takimin i cili pritet të zhvillohet në Etihad Stadium me fillim nga ora 18:30.
Ekipi i Pep Guardiolas vjen nga një seri brilante me dhjetë fitoreve radhazi dhe synon fitoren e radhës për ta forcuar edhe më shumë pozitën e parë.
Në anën tjetër, ekipi i Jose Mourinhos ka marrë një fitore pas tri humbjeve me radhë dhe synon të vazhdojë me rezultate pozitive edhe pas këtij udhëtimi të vështirë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Man City: Ederson; Cancelo, Stones, Laporte, Zinchenko; Rodrigo, Gundogan, Bernardo; Sterling (C), Foden, JesusTottenham: Lloris (C), Tanganga, Sanchez, Dier, Davies; Hojbjerg, Ndombele; Lamela, Lucas, Son, Kane./Telegrafi/


