Please enter at least 3 characters.

Man City shkatërron Rotherhamin dhe kalon tutje në Kupën FA

2019/01/Man-City-Rotherham-2.jpg
287:"MANCHESTER, ENGLAND - JANUARY 06: Manchester City players celebrate their team's third goal during the FA Cup Third Round match between Manchester City and Rotherham United at the Etihad Stadium on January 6, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City ka fituar me rezultat të thellë 7-0 ndaj Rotherhamit në ndeshjen e vlefshme për 1/32-tën e Kupës FA.

Ashtu siç pritej, ekipi i drejtuar nga Guardiola ka fituar me lehtësi ndaj skuadrës nga Championshipi anglez dhe ka siguruar kalimin tutje në turin e 16-tës.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Qytetarëve, të cilët përveç rasteve të shumta, arritën të shënojnë edhe tri gola.

Sterling hapi serinë e golave (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas 12-të minutave lojë dhe ishte Raheem Sterling, i cili shënoi për 1-0 pas bashkëveprimit të mirë me Kevin de Bruyne.

Kur pritej që pjesa e parë të përfundonte në skenë doli Phil Foden (43'), i cili shënoi për 2-0 pas asistimit të Ilkay Gundogan, ndërsa Semi Ajayi (45') shënoi autogol për epërsinë e Cityt 3-0.

Momenti i golit nga Foden (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, përsëri ishte skuadra e Guardiolas, e cila dominoi dhe shënoi katër gola tjerë.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 52-të dhe ishte Gabriel Jesus që shënoi nga afërsia për 4-0 pas asistimit të Sterling.

Jesus duke festuar golin së bashku me Sterlingun (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 73-të në listën e realizatorëve u shkruar edhe Riyad Mahrez që shënoi për 5-0, ndërsa Nicolas Otamendi (78') me kokë shënoi për 6-0.

Gundogan bëri katër asistime në këtë ndeshje (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Në fund të ndeshjes apo më saktë në minutën e 85-të ishte Leroy Sane që shënoi për 7-0 dhe vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes. /Telegrafi/

https://twitter.com/slawekmorawski/status/1081920419639316481

https://twitter.com/omar_cityzen/status/1081927578649313280