Please enter at least 3 characters.

Man City rivalizon Liverpoolin për yllin e Ligës Premier

Një tjetër duel i madh mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt pritet të zhvillohet jashtë fushës së lojës, pasi të dy klubet janë gati të garojnë për nënshkrimin e mbrojtësit të Crystal Palace, Marc Guehi.

Saga e transferimit të 24-vjeçarit kishte nisur më herët këtë vit, kur Liverpool tentoi ta merrte në ditën e fundit të merkatos, por marrëveshja u prish pasi Palace nuk arriti të gjente një zëvendësues.

Tani, me kontratën e Guehit që skadon verën e ardhshme, situata ka ndryshuar. Manchester City po shqyrton opsionin e një para-kontrate në janar, ndërsa Liverpool mbetet i bindur se marrëdhënia e mëparshme me lojtarin mund t’i japë një avantazh.

Sezoni i kaluar e pa Guehin si një nga mbrojtësit më të spikatur të Ligës Premier, me 34 paraqitje dhe 11 ndeshje pa pësuar gol, duke e kthyer në një prej objektivave më të kërkuar në tregun e transferimeve.

Marc Guehi

Palace ndërkohë ende po ëndërron ta bind anglezin për të rinovuar kontratën, megjithatë lojtari duket se është i vendosur për një aventurë tjetër te ndonjë skuadër më e madhe evropiane.

Kujtojmë, Liverpooli ishte gati të paguante 35 milionë funte për të siguruar shërbimet e anglezit, mirëpo që Palace nuk e lejoi të largohej./Telegrafi/