Please enter at least 3 characters.

Man City fiton trofeun e parë sezonal, triumfon ndaj Arsenalit në finalen e Carabao Cup (Video)

2018/02/Man-City-2.jpg
279:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 25: Vincent Kompany of Manchester City celebrates after scoring his sides second goal during the Carabao Cup Final between Arsenal and Manchester City at Wembley Stadium on February 25, 2018 in London, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City e ka fituar trofeun e Carabao Cup pasi ka mposhtur në finale Arsenalin me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Wembley.

Skuadra e Pep Guardiolas ka fituar trofeun e parë për këtë sezon qysh pa përfunduar muaji shkurt, pasi kanë triumfuar në Carabao Cup ndaj ekipit të Arsene Wengerit.

(Getty Images)

Pjesa e parë e takimit nisi më mirë për Topçinjtë, të cilët rrezikuan me anë të Pierre-Emerick Aubameyang (8'), por nuk arritën të gjejnë golin.

Aguero shënoi gol të bukur me parabolë (Getty Images)

Këtë që se bëri sulmuesi nga Gaboni e bëri argjentinasi Sergio Aguero, i cili kaloi Cityn në epërsi 1-0 në minutën e 18-të duke shënuar me parabolë pas një topi të gjatë nga portieri Claudio Bravo dhe me këtë gol skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, City ishte dukshëm më i mirë duke dominuar ndeshjen dhe duke shënuar edhe dy gola tjerë për të siguruar trofeun e parë sezonal.

Festë e çmendur nga kapiteni Kompany (Getty Images)

Luhej minuta e 58-të e ndeshjes kur në pah del kapiteni Vincent Kompany, i cili nga shënoi nga afërsia për 2-0 pasi devijoi një goditje të Ilkay Gundogan.

Nuk vonoi shumë dhe djelmoshat e Guardiolas gjeten edhe golin e tretë me anë të David Silvas, i cili shënoi në minutën e 65-të për 3-0 pas një topi të marr nga Danilo.

David Silva vulosi fitoren (Getty Images)

Deri në fund të takimit, londinezët u munduan të bëjnë diçka më shumë, së paku ta gjejnë golin e nderit, por as këtë nuk arritën dhe në fund City triumfoi me rezultat 3-0. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6fa30q

https://www.dailymotion.com/video/x6fa4zm