Please enter at least 3 characters.

Man City fiton me vështirësi ndaj Burnleyt dhe rimerr pozitën e parë

2019/04/Man-City-Burnley.jpg
317:"BURNLEY, ENGLAND - APRIL 28: Sergio Aguero of Manchester City (10) celebrates after scoring his team's first goal with Bernardo Silva and Leroy Sane during the Premier League match between Burnley FC and Manchester City at Turf Moor on April 28, 2019 in Burnley, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim te Burnley me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Ligën Premier.

Ekipi i Pep Guardiolas nuk ka lëshuar terren as në ndeshjen e tyre ndaj Burnley duke marr një fitore të parë për ta rikthyer pozitën e parë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Qytetarëve, por edhe përkundër shumë rasteve nuk arritën ta gjejnë golin.

Pjesa e parë ishte shumë e luftuar (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, ekipi i Guardiolas vazhdoi me lojë më të mirë dhe shpejt gjetën edhe golin e epërsisë.

Ishte Sergio Aguero, i cili shënoi nga afërsia në minutën e 62-të për 1-0 dhe ky doli të jetë goli i fitores së madhe për Cityn.

Festa e Agueros pas golit të fitores (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore, City ka 92 pikë në pozitën e parë apo një më shumë se Liverpooli i dyti, ndërsa Burnley renditet i 15-ti me 40 pikë.

Në ndeshjen e radhës, lideri i tabelës e pret Leicester Cityn, ndërsa Burnley udhëton te Evertoni. /Telegrafi/

https://twitter.com/prem_leaguefr/status/1122511194282131456