Please enter at least 3 characters.

Maldini tregon se kush duhet ta fitojë ‘Topin e Artë’

2016/03/1458653998_071284_1458658588_album_grande.jpg

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, ka thënë se Lionel Messi duhet ta fitojë ‘Topin e Artë’.

Maldini, që ka bërë një karrierë prej 25 vitesh dhe ka fituar pesë Liga të Kampionëve e shtatë tituj të Seria A, ka thënë se ky është trofe individual.

Pyetja për ‘Topin e Artë’ iu bë edhe ish mbrojtësit të Milanit, që nuk përtoi të dha përgjigje.

“Topi i Artë duhet t’i jepet lojtarit më të mirë, dhe jo atij që fiton trofe. Messi e meriton këtë çmim”, ka deklaruar Maldini.

Lionel Messi ka pesë ‘Topa të Artë’, ndërsa Ronaldo tre. /Telegrafi/