Please enter at least 3 characters.

Makarona me mish pule

Këto janë një ndër pastat më të shijshme që keni provuar ndonjëherë sepse janë tejet të shijshme dhe të thjeshta për t’u përgatitur!

Përbërësit:

2 feta gjoks pule▪ 1 spec të kuq▪ 1 spec të portokalltë▪ 1 spec të verdhë▪ 1 qepë▪ kripë▪ piper të zi▪ spec të kuq të bluar▪ pluhur hudhre ose 2 copa hudhër▪ fara qimnoni▪ makarona▪ djathë cheddar (në mungesë të tij bën të zëvendësohet edhe me djathë kaçkavall)

Përgatitja:

Fetat e pulës i fërgoni në një tigan me vaj derisa të fërgohen në të gjitha anët njësoj. Pastaj i hiqni nga tigani dhe në atë tigan i shtoni fetat e të tri llojeve të specave dhe fetat e qepës.

Pasi të fërgohen mirë specat dhe qepa i shtoni fetat e pulës të fërguara më herët dhe i shtoni kripë, piper të zi, spec të kuqe të bluar, pluhur hudhre, fara qimnon dhe përziejini të gjitha së bashku.

Pasi të fërgohen të gjitha produktet i shtoni 5 gota qumësht dhe makaronat. Pastaj përziejini të gjitha së bashku dhe mbyllni me kapak për 20 minuta.

Pasi të zihen makaronat i shtojmë djathin cheddar dhe i përziejmë mirë.

Shërbejini sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.