Please enter at least 3 characters.

Majmuni ka pushtuar internetin - nëna e braktisi, por ai gjeti ngushëllim te lodra prej orangutani

Një majmun i vogël i racës makake me emrin Punch, i cili u braktis nga nëna pak pas lindjes, ka “pushtuar” internetin me videot prekëse nga kopshti zologjik Ichikawa në Japoni.

Punch u lind në korrik të vitit 2025, por nëna e tij e refuzoi menjëherë pas lindjes. Punonjësit e kopshtit zoologjik reaguan shpejt: e ushqyen me shishe dhe kujdeseshin për të nga afër, duke u përpjekur të zëvendësonin lidhjen që ai normalisht do ta kishte me nënën.

Për shkak se majmunët e vegjël zakonisht lidhen ngushtë me nënën e tyre, stafi i dha Punchit batanije dhe lodra prej orangutani. Ai menjëherë zgjodhi orangutanin e butë si shok lojërash dhe burim ngushëllimi. Që atëherë e mban lodrën me vete dhe rrallë e lë nga duart.

Pamjet që u përhapën në rrjetin social X tregojnë se Punch përqafon lodrën ndërsa fle, fsheh fytyrën e tij tek lodra dhe e mban afër si diçka që i jep siguri.

Në disa video të tjera ai afrohet me kujdes te majmunët e tjerë, duke e mbajtur lodrën pranë vetes, si një “mburojë” kur të tjerët e shtyjnë pak.

Në mes të janarit, kujdestarët filluan ta mësojnë të bashkëveprojë ngadalë me një grup majmunësh të tjerë. /Telegrafi/