Majlinda premton angazhim për të sjellë medalje nga ‘Rio 2016’
“Premtoj punë e angazhim, besoj se do të marr medalje edhe në Lojërat Olimpike. Shpresoj dhe punoj për këtë medalje”, ka theksuar xhudistja në një prononcim për Telegrafi.
Të qenit kampione e botës për Majlindën është një ndjenjë që nuk mund ta përshkruajë, ndërsa arsye për të cilën ndihet krenare, mes tjerash, është se solli titullin në vendin e saj.
“Ndjenje të cilën s’e përshkruaj dot, gjithçka më duket si ëndërr. Jam krenare që e kam sjellë titullin në shtetin tim”, shprehet ajo.
Padyshim se vitin që lamë pas e ka përshkruar si më të mirin në jetë, falë suksesit të jashtëzakonshëm që arriti.
“Ishte viti më i mirë në jetën time, të gjithë titujt i kam fituar dhe në fund jam shpallur xhudistja më e mire në botë”, ka theksuar krenaria e sportit shqiptar. /Telegrafi/


