Please enter at least 3 characters.

“Magji” që t’i mbetej gruaja shtatzënë, vret 10-vjeçarin

2016/01/ldquo-magji-rdquo-q-euml-t-rsquo-i-mbetej-gruaja-shtatz-euml-n-euml-vret-10-vje-ccedil-arin_hd.jpg

Fëmija ishte gjymtuar gjatë ceremonisë në Pilibhit, në shtetin indian të Uttar Pradesh. Një punëtor indian raportohet se u ka thënë policisë se ishte vrasësi i djalit, një fëmijë në klasë të tretë, pasi kjo do t’i shërbente që gruaja e tij të mbeste shtatzënë, transmeton Telegrafi.

Trupi i fëmijës ishte gjetur nga babai i tij në fushë, me veshë dhe thembra të prera. Babai po e kërkonte fëmijën prej dy ditësh, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi. Fëmija ishte gjymtuar aq keq, sa kur e gjetën fillimisht prindërit, kishin menduar se mos e kishte sulmuar ndonjë kafshë.

Më pas, ekzaminimi tregoi se djali ishte vrarë. Vrasësi ishte fqinj me viktimën. /Telegrafi/