Madonna sfidon në ‘twerk’ këngëtaren 35 vjet më të re se ajo (Foto/Video)
03/12/2016
Edhe pse iu është afruar të gjashtëdhjetave dhe është nënë e katër fëmijëve, Madonna akoma nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga momentet provokuese.
Mbretëresha e muzikës pop i ka bërë konkurrencë 23-vjeçares Ariana Grande, me të cilën është shfaqur së bashku në skenë gjatë një koncerti bamirës.
58-vjeçarja ka mbajtur një koncert në Miami për të grumbulluar fonde për “Raising Malawi”, ndërkohë që si mysafire të veçantë e kishte ftuar Arianan.
Madonna u shfaq së bashku me të në skenë duke bërë disa vallëzime seksi dhe nuk mungoi edhe një ‘twerk’ i dyfishtë. /Telegrafi/


