Please enter at least 3 characters.

Macron dhe Trump befasojnë me shtrëngimin e pazakontë të duarve

Një moment i veçantë mes presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe presidentit amerikan, Donald Trump, ka tërhequr vëmendjen gjatë samitit të G7 Summit.

Dy liderët patën një shtrëngim duarsh të pazakontë, i cili u komentua gjerësisht në rrjetet sociale dhe nga mediat ndërkombëtare.

Takimi mes tyre u shoqërua me një përplasje simbolike forcash, pasi të dy liderët janë njohur më herët për shtrëngime duarsh të gjata dhe të forta gjatë paraqitjeve publike.

Momenti erdhi në një kohë kur samiti i G7 po zhvillohet nën hijen e disa çështjeve të mëdha ndërkombëtare, përfshirë luftën në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme dhe marrëdhëniet tregtare mes aleatëve.

Edhe pse shtrëngimi i duarve zgjati vetëm pak sekonda, mënyra e ndërveprimit mes Macronit dhe Trumpit u bë një nga momentet më të komentuara të takimit të liderëve botërorë. /Telegrafi/