Please enter at least 3 characters.

Lyen sytë me tehun e thikave që i kap me këmbë (Video)

2017/03/Lyen-sytë-me-tehet-e-thikave-që-i-kapë-me-këmbë-foto.jpg

Anamika Kothari nga Rajasthan i Indisë, ka lëvizje aq elastike, sa që i lyen sytë me tehet e thikave të vendosura pas gjunjëve.

Në videon e postuar më poshtë, shihet 14-vjeçarja që vë ngjyrën e zezë në maje dhe pasi të ketë përkulur trupin, vendos vijën poshtë syrit, transmeton Telegrafi.

Lëvizjet e saj të mprehta dhe me shumë rrezik, kanë bërë që të ftohet në shumë emisione ku kërkohen talentë.

“Jam person i turpshëm dhe konservator, nuk kam dëshirë të dal në publik. Më të vështirë e kam kur më shikojnë njerëzit, sesa të kryej këto veprime”, ka thënë Kothari.

Adoleshentja që e praktikon jogën prej moshës dyvjeçare, është duke e provuar vetën edhe para grupeve të njerëzve, në mënyrë që ta mposhtë ndrojtjen. /Telegrafi/