Please enter at least 3 characters.

Lulzim Basha uron LVV-në dhe LDK-në: Kosova hapi faqe të re në rrugëtimin e saj si shtet demokratik

2018/06/31603785_1867144033336769_8752742817777844224_o-e1527847849782.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë , Lulzim Basha ka uruar dy partitë kryesuese të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, Vetëvendosje dhe LDK.

Në postimin e tij në Facebook ai përgëzon gjithashtu udhëheqësit e forcave të tjera politike, garuese në këto zgjedhje si dhe shton se populli i Kosovës ka dhënë një shembull frymëzues për pjesëmarrjen civile dhe masive në zgjedhje.

Postimi i plotë i Bashës:“Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj si shtet demokratik. Populli i Kosovës votoi për ndryshim duke mandatuar opozitën për të udhëhequr në rrugën e transformimit ekonomik dhe integrimit euro-atlantik. Urimet më të përzemërta LVV dhe LDK, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren.Përgëzime udhëheqësve të forcave të tjera politike garuese në këto zgjedhje që me qëndrimet e tyre evropiane japin garanci për ecjen përpara të Kosovës.Dje populli i Kosovës dha një shembull frymëzues me pjesëmarrjen civile dhe masive në zgjedhje, Policia e Kosovës tregoi profesionalizëm të lartë në ndalimin e menjëhershëm të atyre që cenuan sekretin e votës së lirë duke e fotografuar atë. Kosova i dëshmoi botës se është një demokraci funksionuese dhe se meriton sa më parë vendin dhe rolin e saj në të gjitha institucionet dhe proceset ndërkombëtare. Urime Kosovë!”./Telegrafi/