Please enter at least 3 characters.

Luiz Ejlli shpallet fitues i Big Brother VIP Albania 2

2023/05/342167079_1271231973825014_1161749327136856752_n.png

Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, është kurorëzuar fitues i edicionit të dytë të spektaklit shumë të shikuar, Big Brother VIP Albania.

Ai ishte një nga banorët i cili u fut në nisje të kësaj aventure më datë 24 dhjetor 2022 dhe qëndroi plot 136 ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Përgjatë gjithë këtij spektakli, ai u shqua si një fenomen më vete i këtij edicioni, duke thyer rekorde shikueshmërie dhe kërkimesh për të në rrjetet sociale.

Luizi ka qenë ndër personazhet më të përfolur të BBVA që nga fillimi, me situatat dhe dinamikat e shumta që ka arritur të krijojë brenda shtëpisë.

Përgjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 2, ai njohu edhe dashurinë e jetës së tij, moderatoren Kiara Tito me të cilën edhe u kurorëzua në natën finale.

Me të arritur në studio atij iu dhurua çeku prej 100 mijë eurosh si shpërblim për fitoren e madhe.

I dyti në renditje përfundoi modeli Kristi Aliaj (Dragot), pasuar nga influencuesja Efi Dhedhes në vend të tretë dhe moderatorja Deamishel Hoxha në vend të katërt. /Telegrafi/