Please enter at least 3 characters.

Luis Ortiz: Dueli ndaj Wilder do të mbyllet me nokaut, njëri nga ne do të përfundojë në dysheme

2019/11/DeontayWilderLuisOrtiz-e1572796550504.jpg
218:"NEW YORK, NY - MARCH 03: Luis Ortiz punches Deontay Wilder during their WBC Heavyweight Championship fight at Barclays Center on March 3, 2018 in the Brooklyn Borough of New York City. (Photo by Al Bello/Getty Images)
12:"Getty Images

Luis Ortiz do ta kërkojë titullin WBC në kategorinë e peshave të rënda për herë të dytë, në duelin e 23 nëntorit kundër kampionit në fuqi, Deontay Wilder, që zhvillohet në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas të Nevadës.

Boksieri i njohur me nofkën 'King Kong' ka folur për gazetarët në lidhje me rimeçin e shumëpritur të këtij muaji.

"Objektivi im kryesor gjithmonë ka qenë që të bëhem kampion në peshat e rënda dhe ai objektiv nuk është zbehur aspak. Nuk e kam humbur aspak këtë uri. Nuk i nënshtrohesh torturës në një kamp stërvitor në këtë nivel vetëm sa për t'u treguar".

"Nuk e di nëse Deontay do të jetë i përmirësuar për këtë meç, por unë do të jem versioni shumë më i mirë i vetvetes më 23 nëntor. Nëse më jepet rasti si herën e kaluar, nuk do të ndalem duke e goditur derisa të marrë fund. Do kërkoj dhe shkatërroj".

"E kam thënë më herët dhe po e them sërish, ky meç do të përfundojë me nokaut. Ose unë do ta nukautoj atë ose ai do të më nokautojë mua... Por, ai nuk do të më nokautojë mua", ka deklaruar Ortiz. /Telegrafi/