Please enter at least 3 characters.

Luis Enrique publikon listën për ndeshjet me Gjermaninë dhe Ukrainën në Ligën e Kombeve, nuk mungojnë befasitë

2020/08/enrique.jpg
288:"GRAF3600. MADRID, 20/08/2020.- Captura de vídeo de la RFEF que muestra al entrenador de la selección española de fútbol, Luis Enrique, que anuncia la lista de convocados para los partidos de la Liga de Naciones contra Alemania y Ucrania. EFE/ SÓLO USO EDITORIAL/NO VENTAS/NO ARCHIVOS
3:"EFE

Luis Enrique ka publikuar listën e Spanjës për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve me Gjermaninë dhe Ukrainën gjatë muajit shtator, ku nuk mungojnë befasitë.

Trajneri i Spanjës ka vendosur të ftojë lojtarë të rinjtë në kombëtare si Ansu Fati, Eric Garcia dhe Oscar Rodriguez.

Enrique gjithashtu i ka shpërblyer disa lojtarë që shkëlqyen në sezonin 2019/20, si Unai Simon, Pau Torres, Sergio Reguilon, Mikel Merino, Adama Traore, Ferran Torres dhe, pas kthimit të tij nga një dëmtim i gjatë, Marco Asensio.

Kombëtarja La Roja do të ndeshet me Gjermaninë më 3 shtator në Stuttgart para se të presë Ukrainën tre ditë më vonë në Estadio Alfredo Di Stefano.

Skuadra e Spanjës për dy ndeshjet miqësore: Portierët: David de Gea, Kepa Arrizabalaga, Unai Simon.Mbrojtësit: Jesus Navas, Dani Carvajal, Sergio Ramos, Pau Torres, Diego Llorente, Jose Gaya, Sergio Reguilon, Eric Garcia.Mesfushorët: Fabian Ruiz, Thiago Alcantara, Sergio Busquets, Rodri Hernandez, Mikel Merino, Dani Olmo, Oscar Rodriguez.Sulmuesit: Rodrigo Moreno, Mikel Oyarzabal, Adama Traore, Marco Asensio, Ansu Fati, Ferran Torres./Telegrafi/