Lufta për tre pikë mes Drenicës dhe Trepçës '89 - formacionet zyrtare
03/04/2021
Drenica është nikoqir i Trepçës '89 për sfidën që zhvillohet në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës.
Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që fillon në ora 15:00 në stadiumin "Bajram Aliu" në Skenderaj.
Drenica aktualisht është duke luftuar për mbijetesë, pasi gjendet në vendin e nëntë me 27 pikë.
Në anën tjetër, Trepça '89 gjendet në të gjashtin me 32 sosh dhe do të kërkojë përforcimin e mesit të tabelës.
Formacioni bazë i Drenicës: Ymeri, Bejta, Gjoni, Lushtaku, Dumani, Ramadani, Dervishaj, Rapo, Uka, Rugova, Zabergja.


