Lufta për titull bën që tifozët e Realit dhe Barcës të shpërthejnë në rrjetet sociale, temë debati gabimet e gjyqtarëve (Foto)
Barcelona dhe Real Madridi kanë vazhduar me fitore në La Liga dhe me këtë rast kanë vazhduar edhe debatet në mes të tifozëve.
Si gjithmonë pjesë kryesore e debatit janë gabimet e gjyqtarëve, të cilat sipas tifozëve ndikojnë në një ose tjetrën mënyrë.
Pas përfundimit të ndeshjes ndaj Sporting Gijon, e cila ishte një ndeshje me shumë penallti dhe raste diskutabile, tifozët e Los Blancos filluar me ankesat e tyre, duke i kujtuar katalunasve se ata vazhdojnë të favorizohen në La Liga nga gjyqtarët.
Me këtë rast tifozët e Realit kanë krahasuar duelin e Cristiano Ronaldos me një mbrojtës së Villarrealit dhe atë të Neymarit me lojtarin e Gijonit, kur për Barcën u akordua penallti.
Po ashtu edhe goli i parë i Luis Suarez, i cili duket se ishte në pozicion jashtë loje.
Lexo më shumë: Ndeshjet e mbetura të Atleticos, Barcës dhe Realit (Sondazh)
Por, ajo që nuk diskutohet është paraqitja e Barcës, e cila ishte fantastike dhe në fund ishte një tjetër fitore e merituar. /Telegrafi/


