Please enter at least 3 characters.

Lucas Biglia: Higuain është ndikuar nga kritikat, shpresoj të kthehet te Argjentina

2018/02/GonzaloH-argentina-e1518624220459.jpg
302:"MELBOURNE, AUSTRALIA - JUNE 09: Thiago Silva of Brazil falls over as Gonzalo Higuain of Argentina competes for the ball during the Brasil Global Tour match between Brazil and Argentina at Melbourne Cricket Ground on June 9, 2017 in Melbourne, Australia. (Photo by Michael Dodge/Getty Images for ICC)
13:"Michael Dodge

Lucas Biglia ka thënë se sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, ishte ndikuar shumë nga kritikat e pavend dhe se shpreson që do të kthehet të luajë për Argjentinën.

Që nga koha kur Jorge Sampaoli e ka marrë drejtimin e Albicelestëve, 30-vjeçari nuk është ftuar te përfaqësuesja.

(Foto: Getty Images)

Mirëpo, mesfushori i Milanit dëshiron që Pipita të rikthehet në skuadrën e kombëtares.

"Higuain ishte ndikuar shumë nga kritikat destruktive, jo vetëm nga futbolli. Shpresoj që t'i jepet një shans i ri".

"Kampionati Botëror? Ne mbështetemi te (Lionel) Messi, por nuk jemi favoritë", ka deklaruar Biglia për Fox Sports Argentina.

(Foto: Getty Images)

Higuain i shënoi dy golat e Juventusit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit që përfundoi me rezultat 2-2.

Mirëpo, argjentinasi e humbi një penallti dhe një rast tjetër shumë të mirë për ta vulosur takimin. /Telegrafi/