Please enter at least 3 characters.

LSDM: Përgatitet rritje e madhe e pensioneve

2016/01/ministria-e-financave-nuk-ka-paga-dhe-pensione-n-euml-qoft-euml-se-lsdm-nuk-lejon-t-euml-marrim-kredi_hd.jpg

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) premton se është duke përgatitur rritje të madhe të pensioneve dhe pagave.

Kjo siç thonë nga partia, është premtim dhe pjesë e programit qeverisës të kryeministrit dhe liderit të partisë Dimitar Kovaçevski.

“Tashmë siç ka paralajmëruar kryetari Kovaçevski në ekspozenë e tij, hapi i radhës është rritje e madhe e pensioneve. Për momentin punohet në model dhe llogaritje për shumë të saktë e cila do të thotë mbështetje e fuqishme për të moshuarit në kushte të krizës".

"Pensionistët janë kategoria që më së shumti janë prekur financiarisht në kohën e pandemisë dhe për këtë Qeveria e udhëhequr nga LSDM do të sigurojë mjete për këta qytetarë”, thonë nga LSDM.