LRFP zgjedh Ismajl Ajetin përfaqësues të tyre në komitetin ekzekutiv të FFK-së
18/01/2020
Lidhja Rajonale e Futbollit e Prishtinës (LRFP) ka mbajtur sot (e shtunë) gjatë ditës kuvendin zgjedhor, ku kanë zgjedhur Ismajl Ajetin si përfaqësues në komitetin ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
LRFP ka mbajtur mbledhjen e rregullt për zgjedhjen e anëtarit për komitetin ekzekutiv të FFK-së.
Në këtë mbledhje morën pjesë 22 nga 25 delegatët e kuvendit të LRFP, ku Ismajl Ajeti u zgjodh si përfaqësues i tyre në FFK me mandat katër vjeçar.


