Please enter at least 3 characters.

Low: Ishte një triler i mbushur me emocione, nuk humbëm shpresën dhe në fund fituam

2018/06/Kroos-Low.jpg
257:"SOCHI, RUSSIA - JUNE 23: Toni Kroos of Germany celebrates with Joachim Loew following the 2018 FIFA World Cup Russia group F match between Germany and Sweden at Fisht Stadium on June 23, 2018 in Sochi, Russia. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low ka folur pas ndeshjes së fituar ndaj Suedisë.

Gjermania ka fituar në fund ndaj Suedisë me rezultat 2-1 duke mos humbur mundësitë për të kaluar tutje nga grupi F.

Low e ka vlerësuar lojën dhe frymën e ekipit të tij, pasi sipas tij asnjëherë nuk e humbën shpresën për fitore.

"Ky ishte një triler, i mbushur me emocione dhe një udhëtim me 'rollercoaster' deri në fishkëllimën e fundit", ka thënë fillimisht Low pas ndeshjes.

Festa e lojtarëve gjermanë pas golit të fitores (Getty Images)

"Pas pranimit të golit, ne kemi mbajtur nivelin, kemi thënë që na duhej të kalonim më shpejtë, të mbulonim terrenin për të lodhur Suedinë dhe pastaj të hapnim hapësira, të cilat ne ishim në gjendje të bënim".

"Në pjesën e dytë presioni që ne ndërtuam ishte gjithnjë e më i fortë".

"Ne natyrisht nuk kemi shënuar në disa mundësi të pastra, por ajo që vlerësova ishte fryma e ekipit".

"Kurrë nuk kemi humbur shpresën që ne të mund ta kthejmë rezultatin dhe të fitojmë këtë ndeshje", përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/