Please enter at least 3 characters.

Lottie Moss shkëlqen në St Tropez dhe tregon transformimin drejt vetes së vërtetë

Lottie Moss, 27 vjeçe, ka mahnitur ndjekësit në rrjete sociale me poza me bikini gjatë një udhëtimi me shoqe në St Tropez.

Motra e supermodeles Kate Moss ndau në Instagram foto me bikini të markës Bydee, të kombinuara me aksesorë të artë dhe veshje plazhi plot stil.

Përveç momenteve të argëtuara me shoqet, Lottie zbuloi edhe një anë më personale: ajo është në proces të shkrimit të një libri autobiografik, ku do të rrëfejë për herë të parë jetën e saj pas fasadës publike, duke përfshirë betejat me varësinë, imazhin trupor dhe marrëdhëniet e vështira, shkruan DailyMail.

Sipas burimeve, ajo do të mbështetet në ditarët e saj të shkruar dhe video të ruajtura që nga adoleshenca.

Në një tjetër hap të sinqertë, Lottie zbuloi se ka hequr mbushësin nga nofulla dhe buzët, duke i dhënë fund ndërhyrjeve estetike që, siç tha vetë, e kishin bërë të ndihej “e fryrë dhe jo vetvetja”. Me ndihmën e mjekut estetik Dr. Rosh, ajo tha se më në fund “ndihet përsëri si vetja”.

"Fytra ime duket si unë tani", u shpreh ajo me entuziazëm, duke theksuar se i pëlqen pamja e saj më natyrale dhe më e ekuilibruar. /Telegrafi/