Please enter at least 3 characters.

Lotët e Simeones gjatë festës së golit ishin për Davide Astorin

2019/11/GiovanniSimeoneFiore-e1573469082268.jpg
249:"CAGLIARI, ITALY - NOVEMBER 10: Giovanni Simeone of Cagliari celebrates his goal 3-0 during the Serie A match between Cagliari Calcio and ACF Fiorentina at Sardegna Arena on November 10, 2019 in Cagliari, Italy. (Photo by Enrico Locci/Getty Images)
12:"Getty Images

Giovanni Simeone shpërtheu në lot gjatë ndeshjes ndërmjet Cagliarit dhe Fiorentinas, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat 5-2.

Në ndeshjen e zhvilluar në Sardinia, ndeshja u ndal në minutën e 13-të me ç'rast dy skuadrat shprehën respekt për ish-lojtarin e tyre, Davide Astori, i cili ndërroi jetë në mënyrë tragjike në mars të vitit të kaluar.

Simeone, po ashtu një ish-lojtar i Fiorentinas që aktualisht luan te Cagliari, nuk i mbajti lotët gjatë festës së golit të tij, teksa thoshte numrin 13-të, atë të bashkëlojtarit të ndjerë.

"Do ta kujtoj këtë ndeshje përgjithmonë. Ndeshjet ndërmjet Cagliarit dhe Fiorentinas janë shumë të veçanta për mua. Gjithmonë do t'i mbaj pranë zemrës. Kam menduar shumë këtë javë.

"Isha në ankth dhe kisha emocione, ndërsa tash jam i lumtur", ka deklaruar Simeone për DAZN, i cili golin ia dedikoi Astorit. /Telegrafi/

https://twitter.com/InteristaC61/status/1193681286063362049