Please enter at least 3 characters.

Loredana e injoron pyetjen për lidhje me Don Xhonin, por ka një koment për të

Prej disa muajsh, në rrjete sociale dhe media rozë është përfolur vazhdimisht për një lidhje të mundshme mes Loredana Bratit, ish-banores së Big Brother VIP Albania 4 dhe reperit të njohur Don Xhoni.

Shumë fansa kanë spekuluar për një romancë mes tyre, sidomos pasi të dy janë parë bashkë në disa raste.

Megjithatë, deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar apo mohuar në mënyrë të drejtpërdrejtë lajmet që qarkullojnë.

Foto: Screenshot/YouTube

Së fundmi, Loredana ishte e ftuar në emisionin “Prive” me Liberta Spahiun, ku nuk i shpëtoi pyetjes rreth Don Xhonit.

Ajo preferoi të mos jepte shumë detaje, por përgjigjja e saj e shkurtër tërhoqi vëmendjen e publikut.

“Super djalë”, tha Loredana duke e mbyllur diskutimin pa hyrë në hollësi të tjera.

Ky reagim ka lënë hapësirë për interpretime, pasi nga njëra anë nuk mohoi zërat për një raport të afërt, por nga ana tjetër nuk dha asnjë konfirmim zyrtar. /Telegrafi/