Please enter at least 3 characters.

Lore dhe MC Kresha vijnë me "Ni ni"

Foto: YouTube

Dy këngëtarët shqiptarë, Lore dhe MC Kresha, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

"Ni ni" mban titullin kënga e tyre, e cila vjen e realizuar edhe me videoklip.

Teksti është shkruar nga Alban Kondi e MC Kresha, me proudim nga Fabrika.

Foto: YouTube

Miksimi dhe masterizimi u bë nga Press Playworld nën drejtimin e Ajola Xoxës.

Videoja u kompletua nga Nilor, Second Sun dhe tani ndodhet e disponueshme në YouTube.

Dyshja vijnë me performancë të mahnitshme, secili në stilin e tyre të veçantë.

Besohet që kënga do të pëlqehet edhe nga fansat e tyre e publiku. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com