Please enter at least 3 characters.

Lopetegui: Unitedi ka një rrugë të jashtëzakonshme përpara, Sevilla e dëshiron trofeun e Ligës së Evropës

2020/08/JulienLopetegui-1-e1597652594667.jpg
245:"DUISBURG, GERMANY - AUGUST 05: Julen Lopetegui, Manager of Sevilla juggles the ball during an Sevilla FC Training Session And Press Conference at MSV Arena on August 05, 2020 in Duisburg, Germany. (Photo by Wolfgang Rattay/Pool via Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Sevillas, Julen Lopetegui, parashikon që Manchester Unitedi do të ketë një të ardhme të jashtëzakonshme, ndërkohë që beson se skuadra e tij e meritoi kualifikimin në finale të Ligës së Evropës.

Andulizianët fituan me rezultat 2-1 kundër Djajve të Kuq të dielën mbrëma, ashtu që do ta kërkojnë trofeun e gjashtë të garës së dytë evropiane për nga rëndësia.

Lopetegui konsideron se Unitedi është në rrugën e duhur dhe në sezonet në vijim do të arrijë suksese të mëdha.

(Foto: Ina Fassbender/Pool via Getty Images/Guliver)

“Manchester Unitedi ka qenë skuadra më e mirë në Angli që nga rikthimi prej izolimit, ata kanë një rrugë të jashtëzakonshme para vetes. Janë të pakta skuadrat që e kanë lojën qendrore si Unitedi”.

“Jam shumë i lumtur për djemtë, tifozët (e Sevillas)... ishte një skuadër e vështirë ndaj të cilës luajtëm dhe ata e merituan shpërblimin. E kemi arritur dhe tash do të pushojmë. Kur arrin në finale, ajo që dëshiron është fitorja”, ka deklaruar Lopetegui për Movistar.

Në finalen e të premtes, Sevilla do të luajë me fituesin e duelit ndërmjet Interit dhe Shakhtar Donetskut, të cilët përballen sonte (e hënë). /Telegrafi/

Mendoni se Sevilla mund të fitojë këtë sezon të Ligës së Evropës, na tregoni se kush është favoriti juaj?