Please enter at least 3 characters.

Londrimi: Benita e Elijona po shtyhen se cila me hy e para mes një çifti

Foto: YouTube

Londrim Mekaj ishte i drejtpërdrejtë me Benitën dhe Elijonën, të cilat po zihen gjatë tërës kohës për Klodin.

Londrimi tha se të dyja po shtyhen se cila me hy e para mes një çifti.

“Dy çika t’u debatu për një djalë që është në lidhje jasht, të dyja po shtyhen për Klodin që është në lidhje", u shpreh ai.

Foto: Instagram

Tutje theksoi: "Dyjat janë t’u u shty se cila me hy e para mes një çifti".

Edhe në spektaklin e 27-të të këtij Big Brother-i u diskutua raporti Klodi-Benita-Elijona, duke hedhur akuza të mëdha ndaj njëri-tjetrit.

Vajzat u kritikuan për lojën që kanë bërë dhe se kjo nuk është mënyra e duhur.

Klodi u pa i distancuar nga ky debat i tensionuar që ndodhi në Primes mes Elijonës e Benitës. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com