Please enter at least 3 characters.

Lokalizohet zjarri në ndërtesën afër Fakultetit Pedagogjik në Shkup

2018/03/zjarr-Shkup.png

Është lokalizuar zjarri, i cili sot pasdite shpërtheu në ndërtesën afër Fakultetit Pedagogjik në Shkup. Sipas informacioneve zjarri është shkaktuar nga instalimet e djegura.

Brigada e Zjarrfikësve të Bashkisë së Shkupit kanë intervenuar me 15 zjarrfikës, ndërsa është shuar për më shumë se një orë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zjarri kaploi edhe pjesën e jashtme të ndërtesës dhe katin e parë./Telegrafi/