Lojtarët më të suksesshëm në historinë e Real Madridit
Por, cilët janë lojtarët me të suksesshëm tek dhjetë herë kampionët e Evropës.
Korrespondenti i klubit ‘madrilen’ Alberto Pinero ka publikuar një liste me 20 lojtarët më të mirë në historinë e ‘Los Blancos’, transmeton KosovaPress.
Në këtë listë nuk mungojnë emra të cilët edhe sot janë aktiv si Ronaldo, Ramos e Casillas.
Më i suksesshmi në këtë listë është Alfredo di Stefano, i cili ka shënuar 308 gola në 396 ndeshje.
I dyti në listën është Raul Gonzales, i cili ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve dhe ka qëndruar për gjashtë vite në ‘Bernabeu’.
Zinedin Zidane gjatë pesë viteve e sa qëndroj në Madrid arriti që të futet në liste, dhe të radhitet si lojtari i katërt në histori të ‘mbretërve’.
Pas tij radhitet ylli portugez Cristiano Ronaldo, i ndjekur nga Iker Casillias, i cili për 16 vite ruajti portën e madrilenëve.
Në këtë listë gjenden edhe Fernando Hierro(8), Roberto Carlos(14) dhe Sergio Ramos(15).


