Loja shtesë Kosovë-Serbi
Të nderuar lexues, po lajmërohemi drejtpërdrejtë nga stadiumi shumë i njohur “Selia e OKB-së”, njëri ndër stadiumet më të njohura të botës për takime të shumta dhe të rëndësishme për gara të ndryshme. Ky stadium, ka nderin të jetë nikoqir i takimit “final” KOSOVË – SERBI. Për fat të keq, takimi në fjalë nuk ka arrit të përfundoj në kohën e rregullt, edhe pse rezultati ishte i thellë në favor të Kosovës 10:4, i zhvilluar në qytetin e bukur të Hagës. Një përfundim shumë tragjik për Serbinë, humbje e thellë dhe turpëruese, por për çudi, disa rregulla ndërkombëtare ia mundësuan kësaj kombëtareje të kërkoj vazhdimin e ndeshjes edhe për disa minuta, por kësaj radhe në një stadium tjetër, pra në atë të OKB-së. Pra, shumë shpejtë pritet të filloj loja shtesë e kësaj ndeshjeje shumë të rëndësishme për të dy shtetet, por me sa duket vetëm sa do të shtohet epërsia e Kosovës, për të përmbysur edhe më shumë Serbinë. Po shpresojmë se përfaqësuesja jonë nuk do të shënoj shumë gola edhe në këtë pjesë të lojës, sepse do të pasoj një debakël i paparë për Serbinë, e cila ka mbetur me një ekip shumë të lodhur dhe me një publikë të dëshpëruar, të cilët kanë filluar të humbin besimin në ta.
Kërkojmë falje për një fillim të tillë për këtë temë shumë të rëndësishme për vendin tonë dhe të ndjeshme, por veprimet e fundit dhe iniciativat e pushtetit serb, po na mundësojnë që vërtetë këtë gjë ta shndërrojmë në një temë sa të rëndësishme edhe aq argëtuese, duke pasur parasysh faktin se Serbia është shumë e vetëdijshme se nuk ka kthim prapa, por lojërat e nivelit të ulët nga ana e tyre po dëmtojnë vetëm popullin e vet, ndërsa në anën tjetër po forcojnë pozicionin e Kosovës si shtet i pavarur. Me sa duket, Serbisë nuk i mjaftoi vendimi i GJND-së për vendimin bindës në favor të Pavarësisë së Kosovës, por po vazhdojnë me avazin e vjetër. Shumë pak ditë pas marrjes së një grushti shumë të fortë, vendi fqinj, synon ende të konteston pavarësinë e shtetit më të ri në botë, kësaj radhe në Kombet e Bashkuar. Një fillim shumë i keq për Serbinë, me shumë reagime të ashpra nga vendet e ndryshme botërore, të cilat kanë qenë ndër të parat që kanë mbështetur krijimin e shtetit të Kosovës, si SHBA, Anglia, Gjermania, Franca, etj., të cilat janë kundër rezolutës së propozuar serbe. Vërtet është i pakuptimtë një veprim i tillë i Serbisë, duke lënë të kuptohet se qëllimi i tyre është të shpëtojnë dhe arsyetojnë humbjet e tyre të vazhdueshme kundrejt Kosovës dhe të shpresojnë të fitojnë zgjedhjet e ardhshme në Serbi me lojëra të tilla, duke arritur të manipulojnë me popullin në vendin e tyre.
Serbia me një ministër të jashtëm, të quajtur Jermiq, po mundohet të arrij qëllimet e saja për të zmbrapsur pavarësinë e Kosovës, por realisht ky person, së bashku me Tadiqin, janë duke i dhënë edhe më shumë jehonë dhe mbështetje vendit tonë dhe krijimit të rrugëve të reja drejt njohjeve nga vendet e ndryshme botërore. Puna e tyre e vazhdueshme po reflekton me humbje në fusha të ndryshme, duke filluar nga ato politike e deri tek ato financiare. Një qëllim i tillë nga ana e tyre, nuk do të arrihet kurrë, për vet faktin se pjesa më e madhe e botës demokratike kanë kuptuar drejtë lojërat e ndyta të Serbisë kundrejt Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Shpresojmë se së shpejti do të filloj një kohë e re për vendin tonë me njohje të shumta, për t’i krijuar një frymëmarrje më normale në të gjitha sferat e jetës, por realisht edhe Serbisë, e cila do të lirohet nga problemet e shumta që po i shkakton vetës me rastin e Kosovës. Rreziku i radhës për Serbinë është anëtarësimi i në BE, jo që nuk ka vullnet të mirë në mesin e anëtarëve të BE-së në këtë drejtim, por për shkak veprimeve të pushtetarëve serb, sidomos në kohët e fundit, duke anashkaluar dhe injoruar në masë të madhe institucionet më të larta evropiane dhe ato botërore.
Duhet përmendur edhe “pasivitetin” e Rusisë në mbështetjen ndaj Serbisë, sepse interesat e tyre janë më të larta se ato të këtij vendi. Qëllimi i Rusisë është të krijoj një klimë më pozitive në raport me fuqitë e mëdha botërore dhe jo të dëmtoj vetën për t’i dalë në krah Serbisë në mënyrë aktive, me një fjalë edhe Rusia ka kuptuar se kërkesat serbe janë të paarritshme dhe herë herë absurde. Në këtë mes as nuk ia vlen të përmenden aleatët e vegjël tjerë të Serbisë, si Greqia, Sllovakia, Qipro greke, Rumania, etj. Kështu që, ka mbetur e vetmuar në luftën që i ka shpallur botës për të dalë fitimtare me rastin e Kosovës, por vetëm në filma vizatimor dhe ata fantastik mund të fitoj ndokush i vetëm kundër të gjithëve. Këtë gjë po synon ta arrij Serbia, në forma të ndryshme, por mbase Hitleri me një ushtri mirë të organizuar nuk ka arritur t’i bëjë ballë fuqive të mëdha botërore, Serbia aq më pak do të ketë sukses diplomatik ndaj pjesës më të madhe të botës.
Ka shumë sinjale nga vendet e ndryshme evropiane dhe ato botërore në përgjithësi drejt Serbisë që të filloj të ndryshoj politikën e saj ndaj Kosovës dhe t’i kthehet çështjeve të brendshme dhe interesave të popullit për të qenë pjesë e BE-së sa më parë, për t’i tejkaluar barrierat dhe për të ecur drejt integrimeve të ndryshme. Por, para syve të tyre dhe veshëve, janë lëshuar perde të hekurta, që nuk po i lejojnë të shohin dhe dëgjojnë realitetin që po ndodh vitet e fundit. Serbia po mundohet të mbaj peng Kosovës, por realisht është duke mbajtur peng popullin e saj në këtë gjendje të vështirë, duke i besuar ideve të tyre të çoroditura, të cilat nuk janë të pakta. Nëse kthehemi pak tek historia e serbëve, mund të përkujtojmë përpjekjet e vazhdueshme të tyre në okupimin e trojeve shqiptare dhe asimilimin e popullsisë autoktone. Qysh me zbarkimin e tyre në Ballkan nga Karpatet, arritën të prishin balancën jetësor të asaj kohe, duke mos pushuar në asnjë moment për të pushtuar toka të huaja dhe për t’i populluar ato me kolonë të ndryshëm. Pastaj pasojnë edhe shumë ngjarje historike, të cilat na bindin për të lindurit e tyre vetëm për të shkaktuar luftëra, vrasje, dëbime, asimilime, burgosje, e shumë veprime që i përkasin vetëm barbarëve.
Në betejën e Kosovës, në vitin 1389 me inicimin e udhëheqësve serb për të formuar një koalicion ushtarak për t’u mbrojtur nga Perandoria osmane, përsëri ishin vet serbët që tradhtuan aleatët e tyre, sidomos shqiptarët. Ngjarjet historike që lidhen me pabesitë dhe veprimet antishqiptare të Serbisë janë të shumta sa që nuk do të mund t’i përfshinim në këtë tekst, por lufta e fundit që është bërë në Kosovë, ka qenë edhe fundi i sundimit të këtyre barbarëve mbi territorin tonë dhe popullsinë autoktone. Me largimin e pushtetit serb nga Kosova, në vitin 1999, ka filluar një histori e re për vendin tonë, sidomos me shpalljen e pavarësisë në vitin 2008, ka shkëputur të gjitha shpresat serbe se përsëri do të ketë pushtetin mbi Kosovën edhe pse politika serbe po bënë veprime të njëpasnjëshme që të kthej nën okupimin e saj vendin tonë, por realisht edhe ata vet e kanë shumë të qartë se një gjë e tillë është e parealizueshme dhe e pakuptimtë. Nuk po i mjaftojnë pushtetit serb humbjet e njëpasnjëshme që i ka pësuar qysh nga shkëputja definitive e Kosovës, por po injorojnë realitetin e krijuar dhe po e përmbysin popullin e tyre me gënjeshtra të natyrave të ndryshme. Dhe mashtrimi i radhës dhe humbja e sigurt do të jetë edhe më tutje, në këtë rast me rezolutën e tyre të iniciuar së fundmi. Sigurisht se rezultati nga 10:4, do të ngritët edhe më shumë, por se sa do të jetë ai përfundimtar na mbetet të përcjellim veprimet e palogjikshme serbe në ditët, muajt, apo edhe vitet në vazhdim.
(Autori është master i Menaxhimit në Arsim)


