Llumnica në pritje të ofertave
“Në stinorin vjeshtor nuk më ka ecur edhe aq mirë, pasi për dy-tri lojë jam paraqitur për Kosovën e Prishtinës, mirëpo kjo skuadër nuk kishte mundësi të më paguante, për këtë arsye shumicën e kohës kam pauzuar. Tash pas përfundimit të stinorit vjeshtor jam në pritje të ofertave nga skuadrat të cilat do të jenë të interesuar për mua”, u shpreh Llumnica për ‘Sport Plus’.
Ai thotë se gjatë kësaj pauze ka stërvitur individualist. “Edhe pse nuk kam qenë shumë aktiv gjatë stinorit vjeshtor për sa i përket zhvillimit të ndeshjeve, gjatë gjithë kohës kam ushtruar individualisht. Për këtë arsye mendoj se jam në formë të mirë fizike”, përfundoi mesfushori Jeton Lluminica, i cili edicionin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Llapit me të cilën për pak nuk ia doli të inkuadrohet në elitë, pasi u mposht nga Trepça në lojën e barazhit. /Telegrafi/


