Please enter at least 3 characters.

Lloyd Banks, biletat e koncertit në shitje

2016/01/f.0702202117452_m.jpg

Lajmin e konfirmoi kompania që e organizon koncertin, NextLevel, më saktësisht drejtori Ardin Badivuku, që për Telegrafin ka bërë të ditur se biletat nga sot (e shtunë) janë në shitje për koncertin e madh të 7 korrikut.

“Në treg janë 5000 mijë bileta normale që kushtojnë nga 10 euro, ndërsa 1500 bileta tjera do të jenë për të ashquajturën ‘fan pit’ apo biletat VIP, e cila ua mundëson fansave të jenë më pranë skenës dhe të kenë hyrje të veçantë. Kjo biletë kushton 15 euro”, theksoi Ardini për Telegrafin.

Më tej drejtori i NextLevel dha sqarime se falsifikimi i këtyre biletave është i pa mundur, pasi vërehet me sy shtypi i cili është i argjendtë, ndërsa në logon e NextLevel janë dy vija të shtypura me ngjyrë UV (ultralvjollce), kurse kodi i biletës nuk është numër serik dhe nuk ka gjasa që të falsifikohet.

Pikat shitëse ku shqiptarët mund t’i blejnë biletat nëpër Kosovë janë: Prishtinë (Annex, Madex, Tingel Tangell, Prive, Splash, Cabine, Guest, Chaplin Bar, BlueSky), Vushtrri (Morena Bar), Ferizaj (Mango), Gjilan (Intro), Pejë (Radio Caffe), Prizren (Queens), Gjakovë (Shekulli), Lipjan (Room Caffe).

Koncerti i reperit amerikan të ‘labelit’ të njohur G-Unit, Lloyd Banks, do të mbahet më 7 korrik te parkingu pranë Pallatit të Rinisë (prapa Full House club) në ambient të hapur (Open Air), ndërsa pritjet për këtë eveniment janë të mëdha, me mediumet dhe adhurues të hip-hopit kosovarë të cilët e konsiderojnë këtë koncert si një prej më të nxehtit që është mbajtur ndonjëherë në Kosovë. /Telegrafi/