Please enter at least 3 characters.

Llapi merr tre pikë të arta në Klinë, triumfon ndaj Dukagjinit

Llapi ka marrë tre pikë të arta në luftën për mbijetesë pas fitores 1-2 në udhëtim te Dukagjini.

Llapi e nisi më mirë ndeshjen dhe vetëm pas dy minutave lojë kaluan në epërsi.

Arbnor Ramadani dhuroi një asistim magjik te Edon Sadriu i cili shënoi për 0-1.

Klinasit kishin rast për ta barazuar rezultatin, megjithatë në minutën e 13-të ishte sulmuesi Altin Mërlaku që nga penalltia dështoi të shënonte duke goditur shtyllën.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e mysafirëve 0-1.

Me të filluar pjesa e dytë ishin vendasit që gjetën golin e barazimit, kur Hekuran Berisha u gjend bukur në zonë dhe realizoi për 1-1.

Kur pritej fundi i ndeshjes, Edon Sadriu doli në skenë duke dhuruar një asistim fantastik te Ademi i cili shënoi për 1-2.

Me këtë fitore Llapingjitet në pozitën e shtatë me 29 pikë,derisa Dukagjini është në të gjashtin me 33 sosh.

Ndeshjen e ardhshme Dukagjini e luan në udhëtim te Drita, derisa Llapi pret Gjilanin. /Telegrafi/