Please enter at least 3 characters.

Lladrovci padit Vehbi Kajtazin, i kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim

2021/01/PDK-konference-Ramiz-LLadrovci-foto-Ridvan-Slivova-1-e1625299809413.jpg

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ushtruar padi sot ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, pasi që ky i fundit ditë më parë drejtoi akuza ndaj Lladrovcit.

Në padinë e ushtruar, Lladrovci ka kërkuar 100 mijë euro dëmshpërblim nga Kajtazi.

“Ashtu siç kam paralajmëruar, sot e dorëzova padinë kundër Vehbi Kajtazit për shpifje. Pas vendimit të gjyqit, vlera e kundërshpërblimit për padinë, do të jepet donacion për organizatat që merren me fuqizimin e sundimit të ligjit!”, ka shkruar Lladrovci në Facebook. /Telegrafi/