Please enter at least 3 characters.

Liverpooli vazhdon si i pamposhtur, triumfon në udhëtim te Crystal Palace

2019/11/Crystal-Palace-vs-Liverpool.jpg
288:"LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 23: Sadio Mane of Liverpool celebrates with teammate after scoring his team's first goal during the Premier League match between Crystal Palace and Liverpool FC at Selhurst Park on November 23, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli ka arritur të marrë një fitore të madhe në udhëtim te Crystal Palace me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Ligën Premier.

Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp ka vazhduar si i pamposhtur në këtë sezon pasi ka marr edhe fitoren e 12-të nga 13-të ndeshje të zhvilluara.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë, por me vendasit që patën raste më të mira për gol.

Crystali në fakt e gjeti golin në minutën e 43-të me James Tomkins, por pas rishikimit të VAR-it goli u anulua si i parregullt.

James Tomkins (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, Liverpooli prodhoi diçka më shumë dhe arriti të shënoj dy gola, kundrejt një të Crystalit.

Reds filluan furishëm duke gjetur golin pas vetëm katër minutave me anë të Sadio Mane, i cili shënoi për 0-.1

Momenti i golit nga Mane (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Vendasit u rikthyen në lojë në minutën e 82-të duke shënuar me Wilfried Zaha për 1-1, por Roberto Firmino (85') ndali gëzimin e tyre duke shënuar golin e fitores 2-1.

Pas kësaj fitore, Reds kanë 37 pikë në vendin e parë, ndërsa Crystal Palace renditet në pozitën e 14-të me 15 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Liverpooli e pret Brightonin, ndërsa Palace udhëton te Burnley. /Telegrafi/

https://twitter.com/EnRouteAnfield/status/1198272294466064389

https://twitter.com/4141Football/status/1198280269003755520

https://twitter.com/LiverpoolFF/status/1198282134131228677