Please enter at least 3 characters.

Liverpooli po përgatitë ofertë për Ismael Bennacer

2022/08/GetPaidStock.com-62ff31dec6ffd.jpg
361:"August 6, 2022, Vicenza, Italy: Ismael Bennacer of AC Milan during LR Vicenza vs AC Milan, frendly match pre-season Serie A Tim 2022-23, at Romeo Menti stadium of Vicenza VI, Italy, on August 06, 2022. friendly football match - LR Vicenza vs AC Milan, Vicenza, Italy PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxONLY - ZUMAl164 20220806_zsa_l164_327 Copyright: xDavidexCasentinix
16:"IMAGO/ZUMA Press

Ismael Bennacer mund të jetë ylli i ardhshëm që do të largohet nga Milani gjatë afatit kalimtar të verës.

Mesfushori algjerian ka pasur tre sezone mjaftë të mira te Rossonerët ku së fundmi u shpall edhe kampion i Italisë.

Por Milani mund ta humbas yllin e mesfushës, pasi gjiganti anglez Liverpool janë vënë seriozisht në ndjekje të tij.

The Reds kanë probleme në mesfushë dhe Bennacer pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga trajner gjerman Jurgen Klopp.

Mediat angleze kanë raportuar se Liverpooli po përgatitë ofertë prej 50 milionë euro në drejtim të Milanit për algjerianin.

24-vjeçari ka kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2024 dhe aktualisht fiton 1,5 milionë euro në sezon.

Në anën tjetër Liverpooli është gati t'i ofrojë pagë katër herë më të lartë dhe kjo bën që Bennacer të mendojë seriozisht kalimin në Anfield. /Telegrafi/