Please enter at least 3 characters.

Liverpooli ngec prapa, nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Evertonit

2019/03/Jurgen-Klopp-e1551636503316.jpg
246:"LIVERPOOL, ENGLAND - MARCH 03: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool reacts during the Premier League match between Everton FC and Liverpool FC at Goodison Park on March 03, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Evertoni ka arrit të ndal Liverpoolin në Ligën Premier me rezultat 0-0 në Goodison Park.

Reds ishin më të mirë, por nuk e treguan konkret para portës kundërshtare, gjithsesi edhe vendasit ishin të vendosur mirë në fazën mbrojtëse.

Gylfi Sigurdsson (10') ishte i pari që provojë golin, por gjuajta e tij u bllokua nga mbrojta.

(Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 29-të Mohamed Salah testoi portierin kundërshtar, por Jordan Pickford nuk u befasua dhe me rezultatin 0-0 përfundoi pjesa e parë.

Ishte Dominic Calvert-Lewis që tentoi golin në minutën e 52-të, ndërsa Reds iu përgjigjën me Fabinhon (69'), braziliani lëshoi një rast të artë nga afërsia.

Në minutat e mbetur skuadra e Jurgen Klopp kërkoi më shumë golin, por nuk kishte ndonjë rast serioz.

(Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Pas barazimit në derbin lokal Liverpooli renditet në vendin e dytë në Ligën Premier me 70 pikë, një më pak se lideri Manchester City. Ndërsa në anën tjetër Evertoni vazhdon në vendin e dhjetë me 37 pikë.

Në xhiron e radhës Reds luajnë ndaj Burnleyt, kurse Blutë kundër Newscastles. /Telegrafi/