Liverpooli ndalet në shtëpi nga Nottingham Forest
Liverpooli ka barazuar 2-2 në shtëpi ndaj Nottingham Forest në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Ligën Premier.
Ekipi i Andoni Iraolas nuk ka arritur ta marrë fitoren e parë këtë sezon as në ndeshjen e dytë, duke u ndalur me barazim, pas javës së parë nga Newcastle Untied.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve, të cilët përveç disa rasteve arritën ta gjejnë edhe golin.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 24-të me anë të Dan Ndoyes, i cili shënoi për 0-1 dhe ky mbeti rezultati i pjesës së parë pasi goli i Florian Ëirtz (32’) u anulua nga VAR-i.
Ahead at the break. 👊 pic.twitter.com/xQ5S5yqxUL
— Nottingham Forest (@NFFC) August 29, 2026
Në pjesën e dytë, vendasit ishin skuadër më e mirë dhe më kërkuese, por përkundër barazimit, ata pranuan përsëri goli dhe u nevojit përsëri një rikthim për të barazuar shifrat.
Goli i parë erdhi në këtë pjesë erdhi në minutën e 60-të me anë të Alexander Isak, i cili barazoi për 1-1, por mysafirët gjeten shpejt rrjetën në minutën e 70-të me anë të Morgan Gibbs-White që shënoi nga penalltia për 1-2.
It ends level at Anfield. #LIVNFOpic.twitter.com/n1JkELfmxm
— Liverpool FC (@LFC) August 29, 2026
E vetmja gjë që mundi të bëjë Liverpooli deri në fund ishte goli i barazimit me anë të Victor Munoz, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 2-2.
Në ndeshjen e ardhshme, Reds udhëtojnë te Ipswich Town, ndërsa Nottinghami e pret Tottenham Hotspur. /Telegrafi/


