Please enter at least 3 characters.

Liverpooli mori fitoren e 17-të radhazi në Ligën Premier, gati të thyhet rekordi i Man Cityt për serinë më të gjatë

2019/10/Liverpool-vs-Leicester-City.jpg
400:"LIVERPOOL, ENGLAND - OCTOBER 05: James Milner of Liverpool celebrates with Jordan Henderson of Liverpool and Divock Origi of Liverpool and Andy Robertson of Liverpool after he scores his sides second goal from the penalty spot during the Premier League match between Liverpool FC and Leicester City at Anfield on October 05, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli është shumë afër të arrij rekordin e mbajtur nga Manchester City për më shumë fitore radhazi në Ligën Premier.

Reds arritën të marrin një fitore të vështirë, por shumë të madhe ndaj Leicester Cityt me rezultat 2-1.

Kjo fitore ishte e tetë me radhë në po kaq ndeshje të zhvilluara deri më tani në Ligën Premier këtë sezon për Liverpoolin.

Megjithatë, kjo nuk është e gjitha pasi Reds vijnë nga një seri më e gjatë e fitoreve, të cilat i patën edhe nga sezoni i kaluar.

Me këtë fitore ndaj Dhelprave, Liverpooli ka arritur në serinë e 17 fitoreve radhazi në Ligën Premier duke qenë shumë afër rekordit.

Liverpooli është në formë të lartë këtë sezon (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Rekordi për më shumë fitore radhazi në kampionatin elitar anglez mbahet nga Manchester City, që kishin 18 fitore radhazi nga gushti deri në dhjetor të 2017.

Liverpooli këtë rekord mund të barazojë në javën e ardhshme, në takimin e tyre në udhëtim te Old Trafford te rivali i urryer, Manchester United. /Telegrafi/