Please enter at least 3 characters.

Liverpooli me ofertë zyrtare në drejtim të yllit italian

2016/10/Belotti.jpg
182:"Andrea Belotti of Torino and Sam Clucas of Hull City during the pre-season match at MyPhone Austria Stadium, Salzburg Picture by EXPA Pictures/Focus Images Ltd 07814482222 06/08/2016
30:"EXPA Pictures/Focus Images Ltd

Skuadra e njohur angleze, Liverpool dëshiron të përforcohet edhe më shumë në fazën ofensive.

Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp është duke e ndjekur me vëmendje talentin italian Andrea Belotti.

22-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion në Serie A dhe me këtë formë të mirë ka fituar edhe Kombëtaren e Italisë.

Sipas medieve italiane, Liverpool ka ofruar 28 milionë euro për transferimin e Belottit nga Torino.

Mbetet të shihet nëse skuadra italiane do të kënaqet me këtë ofertë apo do të pretendojë të fitojë më shumë.

Në garë për sulmuesin e fuqishëm janë edhe dy skuadrat tjera të mëdha Roma dhe Arsenal. /Telegrafi/