Please enter at least 3 characters.

Liverpooli i fortë edhe për Wolvesin, vazhdon marshin drejt titullit  

2020/01/Liverpool-Wolves-e1579816108181.jpg
310:"WOLVERHAMPTON, ENGLAND - JANUARY 23: Jordan Henderson of Liverpool celebrates with team-mates after scoring the opening goal during the Premier League match between Wolverhampton Wanderers and Liverpool FC at Molineux on January 23, 2020 in Wolverhampton, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli ka arritur të fitojë me rezultat 2-1 në udhëtimin e tyre te Wolverhamton Wanderers në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Ligën Premier.

Wolves ishte afër të bëhej klubi i dytë këtë sezon në Ligën Premier që arrin ta ndal me barazim Liverpoolin, pas Manchester Unitedit, por nuk arriti të mbahet deri në fund.

Pjesa e parë e takimit u karakterizua me lojë më të mira dhe raste më shumë të krijuara nga Liverpooli, i cili gjeti edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë u shënua në minutën e tetë dhe ishte Jordan Henderson që shënoi me kokë pas asistimit të Trent-Alexander Arnold.

Festa e Hendersonit pas golit (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë dhe Wolves arriti të kthehet në lojë duke barazuar përkohësisht rezultatin.

Ishte minuta e 51-të kur në skenë doli Raul Jimenez, i cili shënoi për 1-1 pas asistimit të Adama Traore.

Momenti i golit nga Jimenez (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Kur pritej që ndeshje po shkonte drejt fundit dhe skuadrat po barazonin, kështu nuk mendoi edhe Roberto Firmino (84’) që shënoi për 2-1 duke vulosur fitoren e Reds.

Pas kësaj fitore, Liverpooli e sheh veten në pozitën e parë me 67 pikë apo 16 më shumë se Manchester City i dyti, ndërsa Wolves renditet i shtati të me 34 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Reds udhëtojnë te West Hami, ndërsa Ujqit udhëtojnë te Manchester Unitedi. /Telegrafi/