Please enter at least 3 characters.

Liverpooli do t’i largojë disa futbollistë në verë, Shaqiri në mesin e tyre

2020/03/GettyImages-1192565484.jpg
366:"BOURNEMOUTH, ENGLAND - DECEMBER 07: Mohamed Salah, Xherdan Shaqiri, Virgil van Dijk, Jordan Henderson, James Milner and Trent Alexander-Arnold of Liverpool wait to take a free kick during the Premier League match between AFC Bournemouth and Liverpool FC at Vitality Stadium on December 07, 2019 in Bournemouth, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli po bëhet gati për t’i shitur katër futbollistë në afatin kalimtar veror.

Skuadra kampione e Evropës ka dështuar në Ligën e Kampionëve këtë edicion, teksa është eliminuar edhe nga Kupat e Anglisë.

Shpresa e vetme e The Reds është të vazhdoj sezoni në Ligën Premier për ta fituar titullin e kampionit, ku i duhen edhe dy fitore për të festuar matematikisht titullin pas 30 viteve pritje.

Jurgen Klopp do t’i largojë katër futbollistë nga skuadra për t’i zëvendësuar ata me disa të tjerë.

Xherdan Shaqiri . (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri është në listën e futbollistëve që pritet të largohen në verë nga Anfield.

Përveç gjilanasit në listë për tu larguar janë edhe Dejan Lovren që kërkohet nga disa skuadra italiane, Adam Lallana dhe Nathaniel Clyne.

Nga shitja e këtyre futbollistëve, Liverpooli synon t’i arkëtojë rreth 50 milionë euro.

Dyshja gjermane Timo Werner dhe Kai Havertz mbesin objektivat kryesore të Liverpoolit për afatin kalimtar veror. /Telegrafi/